13 décembre 2024 by halidab Non classé 0

TË FILMOSH TË KALUARËN

https://peizazhe.com/2024/12/11/te-filmosh-te-kaluaren/   Art / Kujtime TË FILMOSH TË KALUARËN Alketa Spahiu 11 Dhjetor 2024 Filmimi i së kaluarës, veçanërisht i një të kaluare të dhimbshme, si ajo e kampeve të internimit, paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për artet pamore. Përballë mungesës së shpeshtë të dëshmive të drejtpërdrejta dhe fundit të një epoke, artisti përpiqet të rindërtojë një realitet që ka ekzistuar dikur, e që sot nuk është më. Historia mundësohet jo vetëm përmes copëzave të mbetura nga ai realitet: gardhe, mure, çezma, dyqane, etj. Por edhe përmes kujtimeve, vlerës simbolike që disa objekte bartin ende prej atij realiteti; paralel me ndjesitë të cilat janë tashmë pjesore në një realitet krejt të ndryshëm. Atëherë orvatja këtu ka të bëjë me enigmën: Si të filmosh paradigmën e humbjes? A është ajo e transmetueshme ose e paraqitshme në imazh? Filmimi i së kaluarës nuk mund të mbetet thjesht akt dokumentimi. Është më shumë krijim. Akti i krijimit është kësisoj i nevojshëm për të vënë në ndërveprim kujtesën, vestizhet dhe imagjinatën. Është një proçes i grasatuar nga kujtesa dhe imagjinata. E kaluara nuk mund të rikrijohet kurrë plotësisht. Por ajo mund të kapet përmes copëzave të përmendura sa më lart, duke i pranëvënë ato […]

Read On